Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Latif Hasani” në Ferizaj ka arrestuar një person për posedim të narkotikëve.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.