Raportohet se për shkak të një borxhi, në fshatin Duhël të Suharekës, janë rrahur mes vete me shkopinj prej druri katër persona.
Si pasojë e rrahjes, tretman mjekësor kanë marrë në spitalin rajonal të Prizrenit, tre të dyshuar, ku më pas janë liruar, përcjell "Bota sot".
“Me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, janë kontrolluar-bastisur shtëpitë e të dyshuarve me ç’ rast tek njëra palë është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me afat të skaduar dhe 16 fishekë 16-GA. Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, katër personat e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e PK-së.