Dy serbë arrestohen për grabitje, u konfiskohen edhe armë

Kronikë e zezë

Dy serbë arrestohen për grabitje, u konfiskohen edhe armë

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 12:10
Ilustrim

Policia ka arrestuar dy persona të nacionalitetit serb, të cilët dyshohen për një rast të grabitjes që ka ndodhur më 7 prill në fshatin Crep të Ranillukut.

Me vendimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, janë kontrolluar –bastisur shtëpitë e dy personave të dyshuar serb, me ç’rast gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar nga i dyshuari i parë, një karikator i armës AK47, ndërsa nga i dyshuari i dytë dy revole model “CZ”, kal.9 mm, me dy karikatorë dhe 26 copë fishekë, dy fotrolla të revoles, dy brusha për pastrimin e armës, një fishek i pushkës M-48 dhe një karikator i zbrazët i revoles model i panjohur.

 Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat