Në kuadër të zbatimit të plan masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, policia ka vijuar kontrollet e shumta me qëllim evidentimin dhe parandalimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale.
Si rezultat i kontrolleve është arrestuar në flagrancë shtetasi:
L. Niko, 27 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë.
Ky shtetas është konstatuar në lagjen ”Nr.1”, duke qarkulluar me mjetin tip ”Smart”, në të cilin mbante një armë zjarri pistoletë pa leje.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: arma e zjarrit pistoletë tip ”TT” si dhe
automjeti.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Policia shprehet e vendosur dhe e gatshme për të goditur çdo rast paligjshmërie me qëllim garantimin e një sezoni turistik sa më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë.