Telefonata që zbuloi vrasjen e vajzës shqiptare në Itali - Bota Sot
Telefonata që zbuloi vrasjen e vajzës shqiptare në Itali

Kronikë e zezë

E hënë, 15 tetor 2018

Telefonata që zbuloi vrasjen e vajzës shqiptare në Itali

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 13:54
Ilustrim

‘Dikush hodhi një njeri nga makina dhe ja mbathi. Ndihmë, nuk di çfarë të bëj’.

Kjo ka qenë telefonata e një shoferi që ka vënë në alarm policinë dhe autoambulancën në Torino, pasi një person ende i paidentifikuar ka masakruar deri në vdekje një vajzë të re shqiptare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e së shtunës, por është bërë publike sot.

20-vjeçarja shqiptare, Angela Meçani, vdiq të dielën në mbrëmje, më 10 qershor 2018, në spitalin Santa Croce në Moncalieri.

Ajo kishte mundur të mbijetonte vetëm 24 orë, pas dhunës që ishte ushtruar ndaj saj.

“La Repubblica” shkruan se, dyshohet se vajza e re që vdiq në një shtrat spitali në Moncalieri, bënte prostitutën.

Pikërisht në këtë drejtim po hetohet edhe nga policia.

Çfarë ndodhi mbrëmjen e së shtunës? Mos vallë hyri në makinën e gabuar?

Apo dikush ka dashur që ajo të ketë këtë fat?

Mediat italiane shkruajnë me tej se nga mënyra se si është hedhur duket qartë që personat në fjalë kanë pasur qëllim ta vrisnin, pa dyshuar se dikush mund t’i kishte parë.

Hetuesit ndër të tjera po mundohen të rindërtojnë të gjithë ngjarjen, se në çfarë vendi mund të këtë hipur në makinë.

Ata shpresojnë që duke identifikuar makinën të marrin edhe pamjet e para të kamerave të sigurisë, brenda së cilës ndodhej edhe agresori që mendohet se i mori jetën 20 vjeçares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test