Vrasje, varje, aksidente në komunikacion, nga vdekja e dhunshme vjet kanë humbur jetën 421 persona - Bota Sot
Vrasje, varje, aksidente në komunikacion, nga vdekja e dhunshme vjet kanë humbur jetën 421 persona

Kronikë e zezë

E enjte, 18 tetor 2018

Vrasje, varje, aksidente në komunikacion, nga vdekja e dhunshme vjet kanë humbur jetën 421 persona

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 13:47
Ilustrim

Në Republikën e Maqedonisë vitin e kaluar nga vdekja e dhunshme kanë humbur jetën 421 persona, që është ulje për 15.3 përqind krahasuar me vitin 2016, siç tregojnë të dhënat e Enti Shtetëror për Statistika.

Të vdekurit nga vdekja e dhunshme në vdekjet e përgjithshme janë 2.1 për qind. Në strukturën e të vdekurve nga vdekja e dhunshme sipas gjinisë, edhe në vitin 2017, ashti si në vitet tjera më janë persona meshkuj me 75.1 përqind.

Në rastet e vdekjes së dhunshme, më shumë marrin pjesë “rastet aksidentale” me 66 për qind, pastaj vinë “vetëvrasjet” me 26.4 për qind dhe “vrasjet” me 7.6 për qind.

Në ketegorinë e “vetëvrasjeve”, në rend të parë janë personat e vdekur nga “arsye të tjera të jashtme për lëndim eventual”, ku marrin pjesë 26.1 përqind.

Në kategorinë e “vetëvrasjeve”, rastet ku vdekja është shkaktuar përshkak të “varrjes me litarë”, ku marrin pjesë me 15.7 për qind.

Në kategorinë e “vrasjeve”, përsëri, arsye kryesore e vdekjes është “tentim për të shkaktuar lëndime trupore me të shtëna armësh” ku marrin pjesë me 2.4 përqind në raport me numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes së dhunshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test