Sherri në lokal, 45-vjeçari i nguli thikën babait të 3 fëmijëve - Bota Sot
Sherri në lokal, 45-vjeçari i nguli thikën babait të 3 fëmijëve

Kronikë e zezë

E martë, 13 nëntor 2018

Sherri në lokal, 45-vjeçari i nguli thikën babait të 3 fëmijëve

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 23:19
Ilustrim

Një 52-vjeçar, baba i tre fëmijëve mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e së shtunës në Sauk, pasi u përfshi në konflikt me një 45-vjeçar.

Policia arrestoi brenda pak minutash autorin e krimit, ndërsa sekuestroi edhe thikën, me të cilin ai kishte goditur bashkëfshatarin.

Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ku janë përfshirë autori dhe i plagosuri, teksa ndodheshin në të njëjtin lokal në zonën e Saukut të Vjetër.

Policia është sinjalizuar për ngjarjen nga dëshmitarët, të cilët pasi kanë parë konfliktin mes dy burrave kanë dalë për t’i ndarë, por ndërkohë 45-vjeçari Gentian H. e kishte goditur me thikë të dëmtuarin Islam G.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.1, që kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes. Burimet thanë se si i arrestuari, ashtu edhe i plagosuri kanë qenë nën efektin e alkoolit. I dyshuari, Gentian H., gjatë deklarimeve të para në Polici ka pranuar autorësinë e krimit, por pa mundur të japë shumë detaje rreth motiveve të ngjarjes.

Po ashtu edhe i plagosuri, nuk ka arritur të shpjegojë rrethanat e ngjarjes. Pasi ka marrë mjekimin në Spitalin e Traumës, Islam G., është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore, por thjesht ka deklaruar se ka qenë duke pirë në lokal dhe konflikti ka nisur pas një debati në distancë nga tavolina në tavolinë. Policia ka marrë në pyetje edhe personat e tjerë që ishin prezentë në momentin kur nisi sherri mes dy personave.

Nga verifikimet e kryera, nuk rezulton që autori dhe i plagosuri të kenë pasur precedentë të mëparshëm penal. I arrestuari dhe familjarë të tij kanë një çështje pronësie të hapur, e cila aktualisht ndodhet në Gjykatën Administrative, por asnjë çështje penale.

“Më datë 17.06.2018, u ndalua shtetasi Gentian H. 45 vjeç, banues në Tiranë, sepse në Sauk të Vjetër ka goditur me thikë shtetasin Islam G. 52 vjeç, banues në Tiranë. Me cilësinë e provës materiale u bllokua thika. Neni 89 i Kodit Penal”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test