Lëndohet shtatëvjeçari në Kumanovë, aksidentin e shkaktoi automjeti i policisë

Kronikë e zezë

Lëndohet shtatëvjeçari në Kumanovë, aksidentin e shkaktoi automjeti i policisë

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 17:37
Ilustrim

Sot në orën 9:50 në rrugën “11 Oktomvri” në Kumanovë, afër xhamisë së qytetit, ka ndodhur aksident ku ka marr pjesë automjeti “Fiat Linea” në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e drejtuar nga P.S (44), i punësuar në MPB dhe 7 një djalë  shtatëvjeçar, informojnë sot nga Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë.

Pas aksidentit, djaloshi ka qenë i dërguar në Spitalin e Kumanovës, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore, me çka e kanë dërguar në Kompleksin Klinik “Nëna Terezë” në Shkup.

Në lidhje me ngjarjen, Prokurori Publik dhe SPB Kumanovë, kanë marr masa për zbardhjen e rastit. Gjithashtu për ngjarjen është infromuar dhe reparti për punë të brendshme, hetimet kriminalistike dhe standarde profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat