Tentoi të korruptojë policin me 50 mijë lekë, por e pëson

Kronikë e zezë

Tentoi të korruptojë policin me 50 mijë lekë, por e pëson

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Policia e Bulqizës vuri në pranga një 35-vjeçar nga Tirana pasi ka tentuar të korruptojë policin për të shmangur gjobën.

Mësohet se 35-vjeçari Miklovan Lamani, banues në Tiranë, i ka ofruar ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur kontrollin e dokumentacionit.

“Nga efektivët e Sektorit të policisë rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në vendin e quajtur ‘Qafa e Buallit’, Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi Miklovan Lamani, 35 vjeç. Ky shtetas u ka ofruar 5000 lekë punonjësve të policisë rrugore , për të shmangur masën administrative pasi nuk kishte vendosur rrinin e sigurimit, si dhe kishte mungesë të dokumentacionit të automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua vlera monetare.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat