Një person plagoset në Prizren

Kronikë e zezë

Një person plagoset në Prizren

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 11:15
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Prizren pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Hadri” ndërsa Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit ka  gjetur dhe sekuestruar: një revolver, tri pistoleta, (dy prej tyre, njëra me gaz dhe tjetra lodër) dhe 202 (dyqind e dy) fishekë të kalibrave të ndryshëm.

 Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat