Tre persona u arrestuan nga Policia e Vlorës pasi shpërndarnin heroinë në qytet.
U arrestuan në flagrancë Jetnor Xhelaj, 48 vjeç, lindur dhe banues në Visokë-Fier,, Arjan Mejdani, 44 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier, (iu sekuestruan në banesë 17 doza kanabis), dhe Reni Hasanaj, 31 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh- Fier.
Sipas policisë, ata e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal të shpërndarjes së heroinës kryesisht pranë poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë.
Në momentin e kapjes nga Policia, atyre u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 420 doza heroinë, 2000 dollarë të falsifikuar, 25 tableta metadon, 1 peshore elektronike si dhe mjeti tip ''Audi'', me të cilin qarkullonin.