613 kg kokainë në Durrës, bllokohen llogaritë e dy kompanive, ja sa para u gjetën - Bota Sot
613 kg kokainë në Durrës, bllokohen llogaritë e dy kompanive, ja sa para u gjetën

Kronikë e zezë

E premte, 16 nëntor 2018

613 kg kokainë në Durrës, bllokohen llogaritë e dy kompanive, ja sa para u gjetën

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 22:27
Kokainë

Policia e Shtetit njoftoi se ka sekuestruar llogari bankare të dyshuara kriminale të grupit të kokainës së kapur në Durrës.

Në vijim të hetimeve për asetet me burim kriminal, pas operacionit “Last Snow”, ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Portin e Durrësit disa muaj më parë, Task Forca Speciale bëri sekuestrimin e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk.

Vlera totale e sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë, që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test