Policia e Kosovës ka njoftuar se fshatin Pleshtinë e Epërme në Ferizaj është konfiskuar një pistoletë, pasi një person gjatë një ahengu, ka shtënë me armë zjarri.
“Një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, gjatë një ahengu, ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë dhe katër gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policës së Kosovës./BS