Mëngjesin e sotëm një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës.
Ngjarja e rëndë u shënua në kilometrin e 6 të autostradës, ndërsa një mjet ka shtypur për vdekje një të moshuar.
Mësohet se makina tip 'Volkswagen' ka përplasur për vdekje një 88 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Për të zbardhur ngjarjen policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.
Informacion paraprak
Më datë 23.07.2018, rreth orës 08 : 10 në autostradën Durrës –Sukth, tek Mbikalimi i Rrashbullit shtetasi S.M. 69 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Voslwagen ka aksidentuar shtetasin këmbësor H.J. 88 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.