Policia e Kosovës ka arrestuar dje në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë një person pasi që e kishte ngacmuar dhe shqetësuar një femër.
I dyshuari gjatë arrestimit ka rezistuar me ç’rast një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.