Policia njofton se sot në ora 09:00, njësiti i hetimeve të stacionit policor veriu ka kryer një operacion bastisjeje në fshatin Mramor të Prishtinës.
Ky operacion bastisjeje ka ardhur si rrjedhojë e një bashkëpunimi të ngushtë me qytetarët dhe ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një pushke gjysmë automatike.
Ndërkohë që policia ka gjetur dhe sekuestruar armën ndaj të dyshuarit; S. G, 50 vjeç, është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
I njëjti është intervistuar nga e policisë, për tu proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.