E kërcënonte përmes telefonit, vajza denoncon 30-vjeçarin në polici

Kronikë e zezë

E kërcënonte përmes telefonit, vajza denoncon 30-vjeçarin në polici

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike i ka kushtuar një djali nga Lushnja, i cili është futur në telashe me drejtësinë. Ai është kallëzuar në polici nga një 26-vjeçare nga Durrësit, e cila pretendon se kërcënohej nga djali përmes telefonit.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.Q., 30 vjeç. Ky i fundit kanoste shtetasen me inicialet A. P.

Tashmë materialet në ngarkim të këtij shtetasi i janë referuar për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë gjykatës Shkallës së Parë Durrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat