(E plotësuar) - Rreth orës 13:00 ka pasur gjuajtje më armë më ç’rast është plagosur një person.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Kurbaliu” Prishtinë. Lajmi është konfirmuar për mediar vendore nga zëdhënësi i policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Një person është plagosur nga arma e zjarrit i njëjti është transferuar në QKUK për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat e rastit”, thotë Borovci.
Sipas policisë, i dyshuari është identifikuar nga ana e policisë porse aktualisht ndodhet në arrati.
Gjuajtje me armë në Prishtinë, një i plagosur
Një person ka mbetu i plagosur sot në Prishtinë nga të shtënat me armë në rrugën “Xheladin Kurbaliu".
Në vendin e ngjarjes janë parë policia, ambulanca dhe njësitë e specializuara. Nuk dihet detaje të tjera.