Bëhet për spital një Polic i Kosovës, sulmuesi ndodhet në arrati

Kronikë e zezë

Bëhet për spital një Polic i Kosovës, sulmuesi ndodhet në arrati

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Një person e ka sulmuar fizikisht një polic të Kosovës të dielën në lagjen Arbëria të Klinës.

Sulmuesi ndodhet në arrati, ndërkaq zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor të dielën.

“I dyshuari mashkull K-shqiptar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor viktima mashkull K-shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se “rasti është duke u hetuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat