Babai rreh vajzën dhe e i ngul thikën

Kronikë e zezë

Babai rreh vajzën dhe e i ngul thikën

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 11:12
Ilustrim

Një sherr në familje në Libohovë të Gjirokastrës, ka përfunduar me plagosjen me thikë të vajzës nga ana e të atit.

Ngjarja ka ndodhur këtë të premte, në banesën e familjes Bane.

Piro Bane, 68 vjeç, banues në Libohovë, në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka plagosur me thikë vajzën e tij 30 vjeçare.

E reja e dëmtuar u dërgua për mjekim në spital, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq i moshuari u arrestua nga policia, ndërkohë që në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për ndjekje të mëtejshme.

Motivet e kësaj ngjarje nuk bëhen me dije, ndërkohë që gjithçka ka ndodhur pas një debati me fjalë mes babait dhe vajzës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat