Detaje të reja, ja sa para i grabitën biznesmenit sot në Cërrik

Kronikë e zezë

Detaje të reja, ja sa para i grabitën biznesmenit sot në Cërrik

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 10:43
Ilustrim

Administratori i një pike këmbimi valutor në Cërrik është grabitur mëngjesin e sotëm nga një person i armatosur.

Kur A. Ngjela, ka dalë nga mjeti, i janë grabitur paratë nga një person ende i paidentifikuar nën kërcënimin e armës.

Ngjela ka thënë në polici se kishte 14 milionë lekë në makinë.

Ai ka deklaruar se po shkonte tek biznesi i tij në Elbasan, dhe se paratë ishin në kroskotin e makinës.

Mësohet se policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

Në lagjen  nr.1,  Cërrik , rreth orës 06.40 minuta,  shtetasi A. N., 51 vjeç,  deklaron se në momentin që ka futur lekët në makinë,  në afërsi të mjetit një person i pa maskuar dhe me një armë dyshohet pistoletë i ka kërkuar lekët, ku dhe i ka marrë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar  grupi hetimor  ku po punon për sqarimin  e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat