47 aksidente në 24 orëshin e fundit

Kronikë e zezë

47 aksidente në 24 orëshin e fundit

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

27 aksidente me të lënduar dhe 20 të tjerë pa të lënduar e me dëme materiale janë shënuar në 24 orëshin e fundit.

Policia me anë të raportit ditor, ka njoftuar se sa i takon aksidenteve me fatalitet nuk është shënuar asnjë në 24 orët e fundit, ndërsa aksidente me të lënduar dhe me dëme materiale janë shënuar gjithësej 47.

Policia ka dhënë edhe numrin e shqiptimit të gjobave në trafik.

Numri i tiketave të trafikut të shqiptuara nga policia është 1 mijë e 216.

Policia gjithashtu ka treguar edhe për numrin e të arrestuarve, ku disa prej tyre janë ngasës të veturave të cilët kanë shkaktuar aksidente.

Numri i të arrestuarve është 20, 16 janë dërguar në mbajtje, dy janë liruar dhe të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat