Të enjten është gjetur një trup i pajetë pranë disa ndërtesave të pabanueshme në Korçë.
Sipas burimeve të Abcnews bëhet fjalë për një 30-vjeçar identiteti i të cilit nuk është bërë publik.
Nga të dhënat e para dyshohet se viktima mund të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike. Kjo pasi në afërsi të trupit të tij janë gjetur shiringa.
Megjithatë është ngritur një grup hetimor për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të zbuluar identitetin e viktimës.