Një femër nga Mitrovica ka raportuar në Polici se i është uzurpuar banesa e saj nga e dyshuara.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicë ku edhe viktima edhe e dyshuara janë të komunitetit serb.
Sipas viktimës banesën ia kishte lëshuar me qira të dyshuarën dhe për këtë kishte marrëveshje gojore.
Të njëjtën viktima e kishte lajmëruar se duhet t’ia lirojë banesën por ajo nuk e ka liruar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon procedurë të rregullt.