Polici e vret 36 vjeçarin dhe e djeg - Bota Sot
Polici e vret 36 vjeçarin dhe e djeg

Kronikë e zezë

E diel, 18 nëntor 2018

Polici e vret 36 vjeçarin dhe e djeg

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 21:45
Ilustrim

Sipas informacioneve nga Ministria për punë të brendshme, bëhet fjalë për nëpunësin policor, 24 vjeçar, Enver Toskai cili e ka vrarë shokun e tij Alili Bekir nga Manastiri.

Nga MBP-ja sot në konferencë për media thanë se mbrëmë rreth orës dy pas mesnatës, është arrestuar nëpunësi policor i cili e ka pranuar veprën dhe në mënyrë të detajuar ka treguar se si e ka kryer vrasjen.

Dje rreth orës 16:30, është denoncuar se një trup njeriu po digjet në rrugën drejt fshatit Bellovodicë, të Prilepit.

Nëpunës policor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur trup të djegur me plagë nga armë zjarri.

Trupi është identifikuar dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për A.B. 36 vjeçar nga Manastiri.

Menjëherë janë ndërmarrë masat për gjetjen e kryerësit të veprës dhe rreth orës 02:00 pas mesnatës është arrestuar kryerësi i veprës i cili në stacionin policor e ka pranuar veprën dhe ka shpjeguar në mënyrë të detajuar se si e ka kryer vrasjen, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

TV21 sot e vizitoi fshatin Bellovodicë, të Prilepit, i cili ka rreth 15 banorë. Qetësinë dhe paqen e banorëve mbrëmë e kanë prishur të shtënat e armëve.

Bashkëshorti i Bllaga Micevskës, dje ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes, por ka dëgjuar vetëm të shtëna.

Ai ka menduar se bëhet fjalë për gjuetarë ose diçka krejtësisht tjetër. Bashkëshorti ka qenë me lopët në afërsi të vendit ku është gjetur trupi, ka dëgjuar 5-6 të shtëna, por nuk i ka shkuar në mend se po ndodh diçka e keqe.

I ka marrë lopët dhe ka ardhur në shtëpi, por jo nga ajo rrugë. Unë dhe fëmija e kuptuam se çfarë ka ndodhur kur u kthyem në mbrëmje në shtëpi.

Kishte shumë policë, deklaroi një banore e fshatit Bellovodica, Bllaga Micevska.

Nga Prokuroria publike e Prilepit, konfirmojnë se tek viktima janë gjetur katër plagë nga armë zjarri në trup, ndërsa ka qenë i djegur në pjesën e kokës. Megjithatë, siç thonë nga prokuroria, ka qenë e mundur që të vërtetohet identiteti, ndërsa trupi është identifikuar sipas dokumenteve të gjetura tek viktima.

Trupi i cili ka qenë duke u djegur në rrugën e fshatit, e ka gjetur një kalimtarë rasti i cili sipas informatave ka qenë duke shkuar në peshkim në liqenin e afërt.

Me urdhër të Prokurorit publik, trupi është dorëzuar për abduksion. PP po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe për zbulimin e motiveve të vrasjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test