Sarandë, arrestohen dy trafikantë me 33.4 kg hashash - Bota Sot
Sarandë, arrestohen dy trafikantë me 33.4 kg hashash

Kronikë e zezë

E diel, 18 nëntor 2018

Sarandë, arrestohen dy trafikantë me 33.4 kg hashash

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Një operacion i suksesshëm antidrogë, i koduar “Piramida” dhe i ndërmarrë nga Policia e Sarandës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe atë greke, ka përfunduar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e 33.4 kg lëndë narkotike të dyshuar si cannabis sattiva.

Trafikantët e ndaluar janë Alment Bakullati, 27 vjeç, dhe Klement Domeri, 35 vjeç, që të dy me banim në fshatin Shalë të Konispolit. Atyre iu bllokuan ditën e shtunë dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 33.4 gramë hashash, e ndarë në 6 pako, të cilën shtetasit e mësipërm po e transportonin nga kufiri i gjelbër drejt Greqisë, pranë vendit të quajtur “Piramida 71/5”.

Ndaj tyre rëndon tashmë vepra penale e “trafikimit të narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, materialet hetimore për të cilët i janë referuar tashmë Prokurorisë së Sarandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test