Konfiskohet drogë në Dragash

Kronikë e zezë

Konfiskohet drogë në Dragash

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 12:08
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona në fshatin Plavë të Dragashit për shkak se në veturën të cilën po udhëtonin janë gjetur dhe janë konfiskuar katër paketime me substanca narkotike të dyshuara si marihuanë me peshë mbi 4 kg dhe 755.80 euro para të gatshme.

Në lidhje me rastin janë bastisur pesë lokacione të personave të dyshuar ku janë gjetur dhe janë konfiskuar si dëshmi: 73.5 gramë substanca të dyshuara narkotike të dyshuara si marihuanë, një shishe plastike me substanca të lëngshme vajore, 690 euro, një mulli pajisje për bluarjen e substancave narkotike dhe 4 copë fishekë. 

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat