Vrau kushëririn me thikë, arrestohet autori

Kronikë e zezë

Vrau kushëririn me thikë, arrestohet autori

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 08:46
Ilustrim

Policia e Dibrës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar për vrasjen e shtetasit I.Z, 36 vjeç, banues në fshatinSinë, njësia Administrative Arras.

Arrestimi është bërë gjatë orëve të natës, falë një pune të mirëorganizuar bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative ka bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e vendodhjes së autorit të dyshuar të vrasjes ndodhur në datë 30.09.2018.

Ndalohet shtetasi:

Aleksandër Balla, 23 vjeç, banues në fshatin Muhur.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi Aleksandër Balla, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij Vangjel Balla( i arrestuar) kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z, 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78 dhe 25 të Kodit Penal. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat