30-vjeçari nga Podujeva gjendet pa shenja jete në shtëpi

Kronikë e zezë

30-vjeçari nga Podujeva gjendet pa shenja jete në shtëpi

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 12:23
Ilustrim

Mbrëmë në fshatin Gllamnik të Podujevës, një burrë rreth moshës 30 vjeç i ka dhënë fund jetës me litar. Familjarët e kanë gjetur viktimën të varur në një shtëpi, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar edhe Bekim Bislimi nga zyra për informim në policinë e Podujevës.

“Me datë 03.10.2018 në orën 20:45 kemi pranu informatën për një incident në fsh. Gllamnik-Podujevë. Njësitë relevante të stacionit policor Podujevë, gjithashtu edhe ekipi mjekësor/emergjenca kanë dalë në vendngjarje. Me të arritur në lokacion, kanë vërejtur një person i cili dyshohej se ishte pa shenja jete. Në ndërkohë ekipi mjekësor, ka konstatuar se personi ishte pa shenja jete. Viktima është i gjinisë mashkullore rreth moshës 30 vjeç”, tha Bislimi.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa Policia po heton rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat