U aksidentua në autostradë, humb jetën pasagjerja 33 vjeçare - Bota Sot
U aksidentua në autostradë, humb jetën pasagjerja 33 vjeçare

Kronikë e zezë

E martë, 16 tetor 2018

U aksidentua në autostradë, humb jetën pasagjerja 33 vjeçare

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 18:54
Policia e shtetit

Mëngjesin e kësaj të diele në autostradën Lushnje- Rrogozhinë një mjet doli nga rruga e për pasojë të plagosur mbetën dy persona në të, një i ri 21 vjeçar dhe pasagjerja, një vajzë me inicialet M.D, 35 vjeçare.

Policia ka njoftuar se këtë pasdite e reja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit, i identifikuar si Altin Durra, është vënë në prangat e policisë.

"I riu u arrestua pasi sot rreth orës 07:20, në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, në fshatin Konjat, Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar rëndë një nga pasagjeret dhe janë dëmtuar lehtë dy të tjerë.
Në orën 17:20 njoftohemi nga Spitali i Traumës Tiranë se pasagjerja që ishte dëmtuar rëndë, shtetasja M.D, 35 vjeçe, banuese në Tiranë, ka ndërruar jetë", tha policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test