Gjykimi për falsifikim të letrave dhe kallxim të rremë - Bota Sot
Gjykimi për falsifikim të letrave dhe kallxim të rremë

Kronikë e zezë

E shtunë, 20 tetor 2018

Gjykimi për falsifikim të letrave dhe kallxim të rremë

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 09:30
Ilustrim

Në gjykimin ndaj të akuzuarve Dardan Hoxhaj dhe Sadik Hoxhaj, të cilët në lidhje gjaku janë babë e bir, u ndëgjuan dy dëshmitarë Xhevdet Bytyqi dhe Ali Bytyqi (vëllezër).

Pjesë e këtij procesi si palë të dëmtuara janë Mehdi Sefa, dhe Genc Nixha, të dy Prokurorë në Prokurorinë Themelore Prizren Departamenti për Krime të Rënda, si dhe Fillim Skoro, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Departamenti për Krime të Rënda- Prishtinë.

Në këtë seancë nuk u paraqitën të dëmtuarit Mehdi Sefa dhe Fillim Skoro, për të cilët kryetarja e trupit gjykues Ajser Skenderi, duke e aprovuar propozimin e prokurores së çështjes Ervehe Gashi, morri aktvendim dhe deklaratat e tyre u lexuan.

Ndërsa i dëmtuari tjetër Genc Nixha, u paraqit para trupit gjykues po për të njëjtin nuk pati pyetje nga palët, i njëjti deklaroi se ‘‘nuk jam i dëmtuar materialisht në këtë çështje penale, andaj nuk parashtroj kërkesë pasurore-juridike, por jam i dëmtuar moralisht, dhe dëmi moral nuk mund të kompensohet’’.

Shqyrtimi i fundit gjyqësor  në këtë rast ishte mbajtur me datë 10.07.2018, ndërsa seancat tjera të caktuara nuk ishin mbajtur për arsye të grevës së sidnikatës së punëorve të sistemit të drejtësisë, dhe për 2 ditë do të arrinte afati i 3 muajve me çka gjykimi do të duhej të rifillonte, por një gjë e tillë u evitua me rastin e mbajtjes së shqyrtimit.

Në aktakuzë dy persona, Dardan Hoxhaj dhe Sadik Hoxhaj akuzohen për veprat penale, falsifikim i letrave me vlerë dhe instrumenteve të pagesës, falsifikim i dokumenteve, veprën penale rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve, lajmërim apo kallëzim i rremë, dhe falsifikim i dokumenteve.

Sipas aktakuzës Dardan Hoxhaj dhe Sadik Hoxhaj akuzohen se në marrëveshje paraprakisht në mes vete i ndryshojnë letrat me vlerë me qëllim të përdorimit  si të vërteta ashtu që të pandehurit në agjencinë e tyre i falsifikojnë duke i ndryshuar vërtetimet mbi deponimin e të hollave, ashtu që konfirmojnë transakcion në emër të klientit në këtë rast të dëmtuarit Mehdi Sefa, dhe faturën e drejtorisë për administratë të Komunës së Prizrenit në emër të të dëmtuarit Mehdi Sefa, që të dyja kinse të lëshuara nga Raiffeisen Bank, në këtë formë njëjtë veprojnë edhe për dy të dëmtuarit tjerë Genx Nixha, dhe Fillim Skoro.

Gjithnjë sipas aktakuzës të akuzuarit Dardan dhe Sadik Hoxhaj, më tutje në marrëveshje paraprake në mes vete, përpilojnë dokumente të falsifikuara dhe ndryshojnë dokumente origjinale me qëllim që me dije t`i përdorin si origjinal.

Më tutje aktakuza sqaron se i akuzuari Dardan Hoxhaj në vitin 2016 në Prizren ofron prova të rreme për veprën penale dhe shakton fillimin e procedurës penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare kundër personave për të cilët ai e di se nuk e kanë kryer veprën penale në atë mënyrë që nga posta dërgon në adresën e EULEX-it  në Prishtinë, në adresën e Drejtësia në Kosovë në Prishtinë, dërgon prova të rreme se gjoja Mehdi Sefa, Genc Nixha, dhe Fillim Skoro, kanë aplikuar në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kdastër të Komunës së Prizrenit për regjistrimin e patundshmërisë në bazë të dokumenteve të falsifikuara.

Deklarimi i dëshmitarëve

Në seancën e së martës (09.10.2018) u dëgjuan dy dëshmitarët Ali Bytyçi dhe Xhevdet Bytyçi.

Gjatë dëshmisë së tij dëshmitari Xhevdet Bytyçi theksoi se gjatë vitit 2013 ka blerë disa prona dhe se dokumentet i ka rregulluar shitësi dhe se shitësi e ka caktuar vendin se ku do të përpiloheshin kontratat.

Në pyetjet e mbrojtësit av. Tahir Rrecaj dëshmitari deklaroi se me dokumentacionin për shit-blerje është marrë i akuzuari Dardan Hoxhaj, dhe se të njëjtin asnjëherë më parë nuk e ka njohur, dhe se gjatë nënshkrimit të kontratës të gjitha dokumentet kanë qenë në rregull.

Gjithashtu dëshmitari ka shtuar se me atë pronë asnjëherë nuk ka pasur probleme dhe askush nuk e ka kontestuar, dhe se ende vazhdon të jetë pronar i pronave.

Dëshmitari tjetër Ali Bytyçi, ka deklaruar që në asnjë rast nuk ka pasur ndonjë kontest prone me Komunën e Prizrenit, dhe se askënd nuk e ka autorizuar që të përfaqësojë atë si palë në ndonjë rast, ndërsa të akuzuarin Dardan Hoxhaj nuk e ka njohur asnjëherë dhe se asnjëherë me parë nuk e ka parë.

Seanca e rradhës është caktuar me datë 03 dhjetor, në të njëjtën seancë pritet të japin dëshmitë e tyre dy dëshmitarë tjerë të propozuar nga ana e Prokurorisë së Shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test