Në kërkim prej një muaji për prodhim kanabisi, arrestohet i riu nga Çorovoda - Bota Sot
Në kërkim prej një muaji për prodhim kanabisi, arrestohet i riu nga Çorovoda

Kronikë e zezë

E mërkurë, 24 tetor 2018

Në kërkim prej një muaji për prodhim kanabisi, arrestohet i riu nga Çorovoda

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 09:52
Ilustrim

Policia ka arrestuar një 23-vjeçar nga Çorovoda mbi akuzën për prodhim dhe shitje narkotikësh.  

I riu i identifikuar si Xhulio Hysi ishte shpallur në kërkim kombëtar që prej datës 19 shtator, pas masës “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Beratit.

Njoftimi i policisë:

Berat

Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, nga Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i një shtetasi të shpallur në kërkim kombëtar:

•Xhulio Hysi, 23 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat me vendim Nr.16, datë 19.09.2018, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me Burg", për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test