Tiranë, identifikohen “skifterët” e kasafortave, arrestohet njëri prej tyre - Bota Sot
Tiranë, identifikohen “skifterët” e kasafortave, arrestohet njëri prej tyre

Kronikë e zezë

E mërkurë, 24 tetor 2018

Tiranë, identifikohen “skifterët” e kasafortave, arrestohet njëri prej tyre

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 09:28
Skifterët” e kasafortave

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Precious”, në kuadër të të cilit janë identifikuar dy autorë vjedhjesh të kasafortave dhe sendeve të çmuara.

Njëri prej autorëve është kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje në Durrës, ndërsa autori tjetër shpallet në kërkim nga Policia. I Arrestuari është 42-vjeçari Kastriot Xhixha, banues në Fushë-Krujë. Ndërkohë, është shpallur në kërkim 33-vjeçari me iniciale G. A., edhe ky banues në Fushë-Krujë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin vjedhje kasafortash e sendesh me vlerë në banesa duke hapur derën kryesore me një mekanizëm të përshtatuar për hapjen e çdo lloj dere, pa shkaktuar dëmtim të bravës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test