Dje në orët e para të mëngjesit është plagosur një serb, pjesëtarë i Policisë së Kosovës, në veri të Mitrovicës.
Pas një mosmarrëveshje i dyshuari serb, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, i cili është pjesëtar i PK-së.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, njofton PK.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull K/Serb ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K/Serb, i cili është pjesëtar i PK-së. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës dhe sipas personelit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. Njësit policore kanë dal në vend të ngjarjes dhe janë në kërkim të dyshuarit”, njofton PK.