Aksident i rëndë në Tiranë, dëshmitari: U dëgjua zhurmë e madhe, makina goditi gruan - Bota Sot
Aksident i rëndë në Tiranë, dëshmitari: U dëgjua zhurmë e madhe, makina goditi gruan

Kronikë e zezë

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Aksident i rëndë në Tiranë, dëshmitari: U dëgjua zhurmë e madhe, makina goditi gruan

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 17:45
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë në rrugën “Dritan Hoxha” në zonën e Laprakës.

Një makinë sapo ka dalë nga servisi ka goditur një grua duke e lënë të dergjet në tokë. Ambulanca ka vonuar mjaft për të ardhur, teksa gruaja ka qëndruar në tokë.

Lajmin e ka bërë të ditur një qytetar i cili ka parë të gjithë ngjarjen dhe e ka raportuar në JOQ. Ai thotë këto fjalë në lidhje me aksidentin:

"Në rrugën Dritan Hoxha, ajo makina e zezë po dilte nga servisi në rrugën kryesore kur goditi këtë zonjën, u dëgjua një zhurmë e madhe.

Zonja është ende aty dhe ambulanca nuk duket gjëkundi!”

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test