Paraburgim të dyshuarit që detyroi në seks të dëmtuarën nga viti 2008

Kronikë e zezë

Paraburgim të dyshuarit që detyroi në seks të dëmtuarën nga viti 2008

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 13:31
Ilustrim

Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit me iniciale A.A. në dyshimin se ka detyruar viktimën të kryej marrëdhënie seksuale nën  kërcënimin e armës e kanosjes.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari këtë vepër e ka kryer nga gushti i vitit 2008.

“Që nga muaji gusht 2008 e gjer me datë 07.09.2018, në vazhdimësi, me forcë, kanosje dhe përdorim të armës e ka detyruar që të kryej marrëdhënie seksuale viktimën, në atë mënyrë që kur viktima ka qenë 16 vjeçare e detyron që kohë pas kohe të kryej marrëdhënie pa dëshirën e saj dhe nuk e lejon që të krijoj lidhje martesore me dike tjetër duke i kërcënuar personat që kanë kërkuar të kenë lidhje me të me ç ‘rast e dëmtuara duke e ndjerë veten të kërcënuar e paraqet rastin në polici”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë i dyshuari me këto veprime ka kryer veprën penale të shtrëngimit.

Po ashtu, përveç veprës së shtrëngimit, i dyshuari ngarkohet edhe me veprën penale të armëmbajtjes.

“Më parë e gjer me datë 14.10.2018, në shtëpinë e tij, në kundërshtim me nenin 5 par.1 të Ligjit për armë (Ligji nr.05/L-022) ka mbajtur në pronësi dhe kontroll armë zjarri, në atë mënyrë që ditën kritike gjatë kontrollit dhe bastisjes së shtëpisë nga ana e policisë është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 29 fishekë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat