Arrestohet një person për vjedhje të barnave

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për vjedhje të barnave

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Policia njofton se ka arrestuar një person të dyushuar i cili më 8 tetor kishte vjedhur një sasi të barnave në një barnatore në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.

Hetuesit policor pas ndërmarrjes së veprimeve të duhura hetimore kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin si dhe kanë ngritur dyshimin e arsyeshëm se, i njëjti ka shfrytëzuar veturën e marrë në shfrytëzim nga një kompani për dhënien me qira të veturave ( RentCar) dhe të njëjtën dyshohet ta ketë përdorur në rastin e sipër cekur me targa veture të cilat më herët kanë qenë të raportuara si të vjedhura.

Të dyshuarit E. E, 33 vjeç, prokurori i shtetit i ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, për tu proceduar më tej në faza të tjera të procesit hetimor.

Ndërkohë që policia ka vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore e operative, ka lokalizuar veturën Golf –V-, ngjyrë hiri, dhe të njëjtën e ka sekuestruar për ta ndihmuar ndriçimin e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat