Tjetër aksident tek Transballkanikja në Vlorë, makina godet drejtuesin e biçikletës

Kronikë e zezë

Tjetër aksident tek Transballkanikja në Vlorë, makina godet drejtuesin e biçikletës

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 09:00
Ilustrim

Një tjetër aksident ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë, që njihet ndryshe edhe si Rruga e Vdekjes, për shkak të aksidenteve të shumta me pasoje vdekjen.

Një makinë ka përplasur një drejtues biçiklete, i cili është transportuar për në spital. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ky është aksidenti i dytë në 24 orë në këtë rrugë. Mbrëmjen e djeshme, një makinë i mori jetën një këmbësori në këtë rrugë. Një 70-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një BMW.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat