Aksident rrugor në Lushnje, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit - Bota Sot
Aksident rrugor në Lushnje, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Kronikë e zezë

E martë, 20 nëntor 2018

Aksident rrugor në Lushnje, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 08:50
Foto

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnje-Rrogozhinë, pranë Konjatit, mëngjesin e kësaj të marte, prej të cilit ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit.

Shkëlqim Xhija, 31 vjeç nga Cërriku, është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Lushnjes, nga ku gjendja e tij raportohet e rëndë.

Policia, që shkoi në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit, raporton paraprakisht se ai mund të ketë ardhur si pasojë e përgjumjes së drejtuesit të mjetit.

Pamjet nga aksidenti tregojnë makinën të anuar nga krahu i shoferit, në mes të korsisë së autostradës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test