Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit se kanë shkaktuar dhunë në familje.
Rasti i parë ka ndodhur në komunën e Ranillugut, ky i dyshuari në vrazhdësi ta ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, kurse, rasti tjetër ka ndodhur në Gjilan ku i dyshuari ka kanosur më thikë vajzën e tij.
“Në rastin e parë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.T, në komunën e Ranillugut, në këtë muaj, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, të dëmtuarës, duke e goditur me grushte në fytyrë dhe pjesë të trupit, e cila për shkak të lëndimeve të pësuara ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Në këtë mënyrë, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ nga neni 188 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës” , thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës..
Në rastin tjetër, dyshohet që i pandehuri F.S, në komunën e Gjilanit, ka shkaktuar dhunë në familje, në atë mënyrë që nën ndikimin e alkoolit dhe me thikë e kanos vajzën e tij L.F, deri në atë moment kur e dëmtuara arrin të i’a largojë thikën nga dora, me ç’ rast i njëjti përsëri tenton të e godas, duke gjuajtur me një dru në drejtim të saj.
“Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Kanosje’’ nga neni 185 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në të dy rastet, prokuroria ka lëshuar aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ushtruar kërkesat për caktimin e paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, ndaj dy të pandehurve, në Gjykatën kompetente në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.