Djali rrah nënën

Kronikë e zezë

Djali rrah nënën

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 14:39
Komuna e Gjakoves

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi i njëjti e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Siç njofton Policia, viktima ka marrë ndihmën mjekësore, derisa me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje, e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat