Gati për t’i shitur, konfiskohet marihuanë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gati për t’i shitur, konfiskohet marihuanë në Prishtinë

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 13:43
Marihuanë

Policia e Kosovës në dy raste ka arrestuar pesë persona për blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve dhe ka konfiskuar një sasi lëndësh që dyshohet të jenë narkotik.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prishtinë,  ka zhvilluar një hetimi rreth tremujorë kundër një grupi të personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale ’Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas policisë, në ora 21:00, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ka ndalur veturën me targa vendore në të cilën ndodheshin katër persona.

“Të dyshuarit që gjendeshin në veturë ishin F.R.  viti i lindjes 1990, A.H. viti i lindjes 1989, K.B. viti i lindjes 1998 dhe A.I. viti i lindjes 1998. Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dy qese me narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 3.3 gram dhe një shufër metalike. Gjatë kontrollit trupor, tek i dyshuari F. R, janë gjetur pesë qese me bari ngjyre të gjelbër e dyshuar si marihuanë me peshë prej 7.4 grame dhe 50 euro para të gatshme. Tek i dyshuari A. H, janë gjetur dymbëdhjetë qese me narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 17.6  gramësh dhe para të gatshme në vlerë prej 70 euro. Tek i dyshuari K.B, janë gjetur 200 euro para të gatshme të gjitha nga 5 euro që dyshohet të jenë fituar nga shitjet e narkotikeve.  Në konsultim me prokurorin kujdestar dhe me urdhër verbal të GJPP-së është bërë kontrollimi i shtëpisë se të dyshuarit F.R. dhe në banesën e personave të dyshuar (banesë e shfrytë zuar bashkërisht nga të katër të dyshuarit), ku janë gjetur: 14 paketime me të mëdha me marihuanë me peshe 718.1 gramë, një paketim me marihuanë  peshë 1006 gram , 1 paketim me marihuanë me peshë prej 503.4 grame si dhe 153 qese te vogla te mbushura me narkotike te llojit marihuanë të gatshme për shitje me peshë prej 234.8 gram, dy peshore elektronike, rreth 200 qese të zbrazura sikur ato te cilat janë paketuar narkotiket për shitje, pasaporta e personit të dyshuar shtetas i Shqipërisë  si dhe një fletore me shënime për shitje të narkotikeve. Të gjitha këto dhe vetura e të dyshuarave janë konfiskuar”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë, pas intervistimit të personave të dyshuar, me vendim të prokurorit të krimeve të renda, ata dërgohen në qendrën e mbajtjes.

Po ashtu, nga njësia e njëjtë policore, më 26 tetor, pas marrjes së lejes nga organet e drejtësisë, është kontrolluar banesa në Prishtinë e një të dyshuari, me nistore. B.M.  viti i lindjes 1975. Aty janë gjetur dhe konfiskuar 110.1 gram substancë narkotike, dyshohet të jetë heroinë dhe rreth 9 gram substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

I dyshuari, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat