Maskat grabisin para në një bankë në Veternik, një person i lënduar

Kronikë e zezë

Maskat grabisin para në një bankë në Veternik, një person i lënduar

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 14:22
Ilustrim

Tre persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve, kanë grabitur një sasi të parave në filialin e një banke në lagjen Veternik të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me këtë rast është sulmuar një zyrtar i bankës, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, dhe pasi kanë shtënë njëherë në ajër, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që policia po punon me përkushtim për të identifikuar  personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre.

Ndryshe, rasti ka ndodhur sot rreth orës 09:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat