Vlorë, plagoset me armë pranë Universitetit një 18-vjeçar - Bota Sot
Vlorë, plagoset me armë pranë Universitetit një 18-vjeçar

Kronikë e zezë

Vlorë, plagoset me armë pranë Universitetit një 18-vjeçar

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 21:06
Policia e Shtetit

Rreth orës 19:45, në Spitalin Rajonal Vlorë ka mbërritur një person, i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Policia ka filluar menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen dhe nga veprimet paraprake ka zbuluar se në zonën e Skelës në lulishten pas Universitetit është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi B.B, 18 vjeç, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta midis dy të rinjve.

Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...