Konfiskohen armë në Mitrovicë - Bota Sot
Konfiskohen armë në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Konfiskohen armë në Mitrovicë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 09:46
Foto

Policia në Mitrovicë në dy lokacione të ndryshme, ka konfiskuar dy armë zjarri dhe një sprej.

Sipas Policisë, në rastin e parë është realizuar një urdhër kontrolli në një lokal në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ku janë konfiskuar dy revole, dy karikatorë, njëri me pesë fishekë me gaz dhe tjetri gjashtë fishekë, 10 fishekë me gaz në një çantë dhe 20 fishekë.

Ndërsa në rastin e dytë gjatë një pike kontrolli, është ndaluar një veturë, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe është konfiskuar një sprej.

Të  dyshuarit pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës'.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...