Policia ka raportuar se dje në fshatin Bresje të Fushë Kosovës një femër nga familjarët e saj është dërguar pa shenja jete në qendrën e mjekësisë familjare.
Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.