Aksidenti në Laç, 52 vjeçari humb jetën, bashkëshortja dërgohet me urgjencë në Tiranë

Kronikë e zezë

Aksidenti në Laç, 52 vjeçari humb jetën, bashkëshortja dërgohet me urgjencë në Tiranë

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 12:36
Pamje nga aksidenti

Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:37, në rrugën dytësore Laç - Milot, një mjet kamion me drejtues shtetasin A.Ll.40 vjeç, banues në Laç, ka aksidentuar mjetin ciklomotor me drejtues shtetasin Z.H. 52 vjeç, banues në Milot.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i cikolomotorit, si dhe është lënduar bashkëshortja e tij shtetasja Sh.H. pasagjere në ciklomotor e cila është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat