Policia e Kosovës raporton se dje në rrugën “Xhemajl Mustafa”, në Gjilan ka arrestuar dy meshkuj dhe një femër pasi që të njëjtit duke e shantazhuar një mjek ia kanë marrë 2 mijë euro .
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.