Sulmohet brutalisht një e mitur në Prishtinë

Kronikë e zezë

Sulmohet brutalisht një e mitur në Prishtinë

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Vazhdojnë sulmet ndaj femrave.

Dje në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë, një mashkull ka sulmuar brutalisht një të mitur.

Viktima ka pësuar lëndime të mëdha trupore, ndërsa i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Rr. “Bajram Bahtiri”, Prishtinë 20.11.2018-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht me grushte viktimën moshë e mitur mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime me ç’rast posedon edhe raportin e kontrollimit mjekësor. Është njoftuar punëtori i QPS, ku me vendimin e prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat