Dy shoferë pa patentë përplasen, një i arrestuar - Bota Sot
Dy shoferë pa patentë përplasen, një i arrestuar

Kronikë e zezë

Dy shoferë pa patentë përplasen, një i arrestuar

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 23:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident midis dy automjeteve bë Sarandë, ka pasur për protagonistë dy shoferë pa patenta.

Sipas Policisë vendore, mësohet se u arrestua në flagrancë, S. Ç., 28 vjeç, banues në fshatin Shelegar dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për A. D., pasi në vendin e quajtur “Vrion”, këta shtetas duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi janë përplasur dhe për pasojë është dëmtuar A. D., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS:

Më datë 25. 11. 2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi S. Ç., vjeç 28, banues në fshatin Shelegar dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin A. D., pasi në vendin e quajtur “Vrion”, këta shtetas duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi janë përplasur dhe për pasojë është dëmtuar A. D., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test